Mjekja e njohur Anika Dokle shpërthen kundër Ramës dhe Ilir Beqaj: S’u dolën koncesionet, duan edhe pensionet

Tuesday, 28 Prill 2020 15:01

Nuk i dolën koncesionet, jep mend dhe për pensionet. Zorrët në gojë...'"

Drejtues të qeverisë dhe PS janë duke menduar shkurtimin e pagave dhe pensioneve për të përballuar krizën ekonomike.

Ideja e uljes së pagave, përshirë dhe ato të mjekëve, ka ardhur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

 

Mjekja e njohur Anika Dokle ka reaguar ndaj këtij propozimi duke i kujtuar ish-ministrit se ishte i pari që vendosi parimin e koncesioneve.

“Nuk i dolën koncesionet, jep mend dhe për pensionet. Zorrët në gojë… ”,- shkruan Dokle.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka deklaruar në një shkrim autorial se dalja nga kriza ekonomike do të realizohet duke ulur shpenzimet dhe pagat. Në kategoritë që do t’u prekën pagat janë dhe mjekët dhe infermierët, si dhe do të rishikohet skema e pensioneve.

“Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë”,- shprehet Beqaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...