Vajza dyshohet se u përdhunua nga i moshuari/ Prindërit padisin dhëndrin: Ka dy emra, kërkon ta trafikojë

Tuesday, 28 Prill 2020 16:10

Vullnet dhe Elida Bekteshi, prindërit e vajzës minorene në Sarandë e cila pak ditë më parë deklaroi në polici se ishte abuzuar nga një 72-vjeçar dhe dy persona të tjerë kanë paditur në polici të dashurin e saj, Gentian Ruçi.

Në padinë e siguruar ekskluzivisht nga Abc News ata akuzojnë 28-vjeçarin se e ka marrë me forcë vajzën e tyre dhe se ka qëllim ta trafikojë jashtë vendit.

Babai i vajzës thotë se Ruçi ka qenë i akuzuar gjëtë qëndrimit jashtë shtetit, dhe për shkak të problemeve me ligjin i është dashur të ndërrojë edhe emrin.

Ai deklaron se nga frika e padive që familja e vajzës ka ngritur ndaj tij, e ka detyruar atë të fundit që të padisë babanë e saj dhe të afërm të tjerë se kanë abuzuar sekualisht me të, gjë të cilën e mohon kategorikisht.

Ata zbulojnë edhe lidhjen me Bajram Tushën, 72-vjeçarin të cilin vajza e ka akuzuar se ka abuzuar me të që prej moshës 9-vjeçare.

Sipas deklaratës së prindërve të vajzës, Tusha është ish-krushku i tyre, babai i bashkëshortit të vajzës së madhe, i cili është vrarë në Greqi.

Ata thonë se pas humbjes së djalit, 72-vjeçari kishte shfaqur probleme mendore, gjë që  e detyroi vajzën e tyre të madhe të kthehej sërish në shtëpinë e prindërve.

“Ndjekje penalë për të kallëzuarin i cili ka mashtruar vazjën tonë të mitur duke i premtuar martesë dhe më pas e ka mbajtur në vende të fshehta. Kur ne kemi kërkuar ndihmë për kthimin e vajzës nga frika e ka mësuar që të bëjë kallëzim të rremë kundër familjes  dhe personave të tjerë për abuzime me të.

Këto veprimi i ka kryer pasi ne si kallëzues shkuam në polici për  ta denoncuar atë që nëpërmjet mashtrimit kërkonte të na e merrte vajzën për të dërguar jashtë shtetit dhe për ta përdorur për qëllime shfrytëzimi”, thuhet në kallëzimin e prindërve të minorenes”, thuhet në kërkesë padinë e prindërve të vajzës.

Babai i vajzës deklaron se 28-vjeçari Gentian Ruçi i kishte shkuar në banesë për t’i kërkuar dorën e vajzës dhe kur ka hasur në refuzimin e tyre e ka detyruar atë të largohet nga shtëpia për t’u zhvendosur në Durrës. Ai thotë se kur ka shkuar në Durrës për të marrë vajzën 28-vjeçari e ka kërcënuar. Sipas tij Ruçi ka një lidhje me vajzë tjetër dhe kishte për qëllim ta trafikonte vajzën e tij.

“Ai ka ardhur ta kërkojë vajzën tek ne, por nuk kemi qenë dakord për shkak se vajza ishte e vogël në moshë. Më vonë krijoi lidhje fshehurazi me vajzën dhe e bindi të largohej nga banesa. Vajza më tha në telefon se ishte në Durrës. Pas tre ditësh shkova në shtëpinë ku ata po rrinin dhe Gentian Ruçi më kërcënoi “Do t’i heq nofullat, largohu”

Më vonë mësova se ai kishte probleme me ligjin dhe kur kishte qenë jashtë shtetit kishtë ndërruar edhe emrin. Më thoshin se do ta shesin vajzën jashtë shtetit sepse ajo nuk kupton mirë

Kam shkuar edhe në polici dhe kam mësuar se ai kishte një lidhje tjetër në Itali. Na kërcënonte në telefon, vajza u kthye por ai prapë e kërcënonte. Një ditë qëlloi me gurë në banesë deri sa vajza iku prapë me të.

Ai e ka çuar vajzën në polici duke bërë deklarime sikur ishte abuzuar nga unë si babai i saj që kurrë nuk është e vërtetë. Dua të di çfarë pune ka bërë në emigracion dhe pse e ka ndryshuar emrin. Dy ditë pasi kthye në shtëpi vajza pinte cigare dyshojmë se i ka dhënë simulantë pasi ajo nuk pinte para se të ikte, fliste me fjalë të pista”, deklaron babai i vajzës./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...