Covid-19 i merr jetën arkitektit të njohur/ Basha: Model i qytetarit familjar dhe i intelektualit të angazhuar

Tuesday, 28 Prill 2020 20:18

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet e tij dhe të partisë që drejton për ndarjen nga jeta të arkitektit të njohur durrsak, Hajdar Kovaçi.

Ky i fundit humbi jetën ditën e djeshme si pasojë e Koronavirusit, ndërsa ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit.

 
"Hajdar Kovaçi është një nga aktivistët më të njohur të Partisë Demokratike në Durrës. Ai ka kandiduar për deputet nën siglën e PD në vitin 2001 dhe ka përfaqësuar për dy mandate qytetarët në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Në të gjitha detyrat e tij ai shërbeu me integritet, dhe ishte model i qytetarit familjar, i intelektualit të angazhuar për interesat e komunitetit dhe i profesionistit të talentuar", shkruan ndër të tjera kreu i PD në mesazhin e tij.
 
 
 

Mesazhi i plotë i Bashës:

 
 

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjen para kohe të ing. Hajdar Kovaçit i cili humbi jetën pas një beteje disa ditore me koronavirusin në spital. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike ju shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortës së tij znj. Magdalena, djalit të tij Admirit, të afërmve dhe miqve të shumtë të tij dhe mbarë qytetarëve të Durrësit.

Arkitekti Hajdar Kovaçi ky personalitet i respektuar dhe intelektual i nderuar gëzonte respekt të thellë nga kolegët, intelektualët dhe qytetarët. Në vitin 1972 ai u emërua arkitekt në qytetin e Bajram Currit ku edhe sot bashkëkohësit e kujtojnë me nderim e respekt për punën e tij në ndërtimin e qytetit verior si për përgjegjësi të lartë profesionale, kulturë dhe intelekt. 

Pjesën tjetër të jetës profesionale dhe familjare e vazhdoi në qytetin e Durrësit, për të cilin dha gjithçka, kontribut që iu shpërblye me mirënjohjen dhe vlerësimin e gjithë qytetarëve durrsakë. Ai mbahet mend si themelues i arkitekturës moderne kur në fillim të viteve '90 themeloi studion e parë arkitekturore në qytetin bregdetar. 

Hajdar Kovaçi është një nga aktivistët më të njohur të Partisë Demokratike në Durrës. Ai ka kandiduar për deputet nën siglën e PD në vitin 2001 dhe ka përfaqësuar për dy mandate qytetarët në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Në të gjitha detyrat e tij ai shërbeu me integritet, dhe ishte model i qytetarit familjar, i intelektualit të angazhuar për interesat e komunitetit dhe i profesionistit të talentuar.

Dar Kovaçi do të mbetet përherë në kujtesën e kujtdo që pati fatin ta njohë dhe në mirënjohjen e të gjithë durrsakëve për të cilët dha aq shumë. U prehtë në paqe!

Image

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...