'Skandali, Thaçi kontrabandoi Pacollin nga Shqipëria, duhet të karantinohet'

E mërkurë, 29 Prill 2020 19:26

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sfeçla ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi ka shkelur protokollin shtetëror duke e kaluar ilegalisht kufirin, madje sipas tij, dyshohet se ka kontrabanduar ilegalisht edhe deputetin Behgjet Pacolli, shkruan Syri.net Kosova

Sfeçla këto komente i bëri në një konferencë për media.

Ai po ashtu i ka kërkuar Pacollit që të tregojë se ku gjendet, ose nëse shfaqet në publik, sipas tij, policia do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore që janë në fuqi.

 
 
 

Pacolli nuk u lejua të ulej me avionin e tij privat në Kosovë dje. Por ai zbarkoi në Tiranë. Dje pati raportime kontradiktore se ku gjendet ai. Sot ndërkohë u tha se presidenti Hashim Thaçi e ka marrë me makinën e tij nga Shqipëria për në Kosovë.

 
 

Sveçla thotë se nëse konfirmohet se Pacolli ka qenë në veturën e presidentit Thaçi, atëherë, sipas vendimit që ka marrë qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, edhe Thaçi duhet t’i nënshtrohet masave të karantinimit ose vetizolimit.

“Sipas vendimit të Qeverisë, personat për të cilët vërtetohet se kanë pasur kontakt me persona të sëmurë osë të dyshuar, futen në karantinë. Rrjedhimisht, nëse Presidenti vërtetohët që ka pasur kontakt me z. Pacolli, atëherë ai duhet t’i nënshtrohet karantinës, ose vetizolimit në linjë me historikun e shëndetit” , tha Sveçla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...