'Izolimi nuk ka më kuptim'/ Salianji: Rama u kujdes për oligarkët, jo për Shqipërinë dhe shqiptarët

E Enjte, 30 Prill 2020 18:33

Izolimi tanimë nuk ka kuptim. Kështu shprehet ish deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili përmes një reagimi në Facebook shprehet se, çdo ditë lëvizin lirshëm militantë të Rilindjes.

Sipas tij, Rama nuk u kujdes për interesat e qytetarëve dhe të Shqipërisë.

 

"Rama u kujdes për oligarkët, madje e shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur me tendera sekretë, e shfrytëzoi pandeminë për të bërë hapje selektive dhe ndihmë selektive ndaj biznesit", shkruan ndër të tjera Salianji.

 
 
 

Reagimi i plotë:

 
 

Çdo ditë Tirana ësht? plot, në çdo orë të ditës nëpër qytete levizin lirshëm gjithë militantet e rilindjes, banditët dhe çdokush që ësht? i detyruar të sigurojë jetesën e përditshmë, ndërkohë që masat e qeverise u ashpërsuan me denimin me burg te sanksionuar në Kodin Penal si një instrument kërcënimi i Ramës!

Izolimi tanimë s’ka kuptim!

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të përdoret vetëm për sanksione ndërkohë që duhej përdorur për dëmshperblimin e biznesit, familjeve dhe qytetarëve për pasojat që shkaktoi mbyllja si pasojë e pandemisë!

Edi Rama nuk u kujdes për interesat e qytetarëve dhe të Shqipërisë.

Rama u kujdes për oligarkët, madje e shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur me tendera sekretë, e shfrytëzoi pandeminë për të bërë hapje selektive dhe ndihmë selektive ndaj biznesit.

Goditi biznesin e madh e të ndershem për t’i krijuar mundësi të arta oligarkëve, që të shfrytezojnë tregun nga falimenti i bizneseve te mbyllura.
Rama u tall me familjet e varfra duke ju thënë që uria ësht? sakrificë lufte!!!

Largimi i Ramës ësht? i vetmi shpëtim për jetën, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...