Humb jetën nga koronavirusi shqiptari në Itali

Premte, 01 May 2020 14:15

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmë në Itali, si pasojë e koronavirusit.

‘Është një tragjedi për ne dhe jemi të gjithë të tronditur’.

 

Ky është mesazhi i ngushëllimit në emër të komunitetit italo-shqiptar në Valle Peligna, për i familjarët e 45-vjeçarit të vdekur mbrëmë në spitalin e Chietit, vjen nga presidenti Luan Hallulli, i cili u dërgon një përqafim nga larg gruas dhe dy fëmijëve të Altin Hysos.

 

‘Çdo shqiptar që jeton në Valle Peligna besoj se ndien keqardhje sepse po vajtojmë një të ri që ka qenë shembull për të gjithë ne në qytetin e Sulmonës, falë bujarisë dhe përkushtimit në punë’, thotë Hallulli, duke ngushëlluar familje në këtë moment të vështirë.

‘Është një tragjedi që na ka mbërthyer në këtë moment të vështirë. Na vjen keq që nuk mund të marrim pjesë në ritet funebre. Por jemi përherë në dispozicion për të gjithë. Nuk pata rastin ta njihja mirë, por di që ishte punëtor i madh dhe të gjithë e donin’.

Komuniteti italo-shqiptar iu është bashkuar ngushëllimeve për familjen.

‘Luftove deri në fund kundër një përbindëshi të tmerrshëm’, komentuan disa miq.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në orën 11 në varrezat e Sulmonës.

Modifikuar më Premte, 01 May 2020 14:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...