Vonesat në ‘pagën e luftës’, Konte në Itali kërkon falje, Rama ngarkon Ahmetajn me valixhe!

Premte, 01 May 2020 14:35

Duke kujtuar 1 Majin si dita e punëtorëve, kryeministri italian Xhuzepe Konte nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në Facebook, ka shkruar me përulësi për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë miliona italianë në këto kohë të vështira të Pandemisë së COVID-19.

Pasi ju është referuar shqetësimeve të disa italianëve të thjeshtë, kryeministri Konte ka kërkuar falje për vonesat me ‘pagat e luftës’ për shumë punëtorë.

‘Shteti, si dhe të gjithë punëtorët, nuk kanë ndeshur kurrë një kërcënim shëndetësor dhe ekonomik si ky. Në 50 ditët e fundit na është dashur të bëjmë një përpjekje ekonomike të barabartë me atë të manovrave buxhetore të kryera mbi 2 ose 3 vjet. Shumë kanë marrë mbështetje, të tjerë do ta marrin në ditët e ardhshme. Kemi punuar shumë për të rindezur motorin e shtetit me shpejtësi të plotë, në mënyrë që kjo mbështetje e fuqishme publike të materializohet brenda pak ditësh: ka pasur ende disa vonesa në shumat që duhen paguar, si dhe procedura të komplikuara. Kërkoj ndjesë në emër të Qeverisë, dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të presionojmë për pagesat dhe fondet që të përfundoj sa më parë ky proces. Kemi gati një paketë të re me ndihmë dhe rinisi ekonomike, e cila do të jetë më e madhe,  më e shpejta dhe më e drejtpërdrejtë. Unë nuk pretendoj të mos dëgjoj këshillat  tuaja, dëshirat e tuaja, zemërimin tënd, dhimbjen tënde. Ata nuk bien në boshllëk, nuk janë fjalë në erë’, ka shkruar mes të tjera Konte në letrën e tij me rastin e ditës së punëtorëve.

 
 
 

Ndërkohë nga ana tjetër në vendin tonë ku ky shqetësim sa vjen e po bëhet më i madh kryeministri, Edi Rama, jo vetëm që nuk pranon se janë të vërteta mijëra denoncime që vijnë nga biznesi dhe qytetarët për mos marrjen e pagave, por edhe sulmon e shantazhin median dhe opozitën që trajtojnë këtë temë.

 
 

Pyetjes se përse nuk bëhet transparencë me ‘pagat e luftës’ duke i publikuar emrat e atyre që i kanë marrë, qeveria i përgjigjet me propagandë qesharake duke nxjerrë studio më studio ministrin e fatkeqësive, Arben Ahmetaj, të ngarkuar me valixhe ku pretendohet se janë futur listat më emrat e atyre, që tashmë i kanë marrë paratë e pretenduar nga kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...