Kthimi në auditore/ Boçi: Rama do të kontrollojë Universitetin e Tiranës, nuk heziton të hedhë në zjarrin e pandemisë mijëra studentë e pedagogë

Premte, 01 May 2020 14:49

Ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi është deklaruar kundër hapjes së universiteteve për studentët e pedagogët duke akuzar drejtpërdrejt kryeministrin Rama.


Boçi thotë se duke shfrytëzuar pandeminë Rama kërkon të grabisë zgjedhjet në UT për ta pasur në kontroll dhe nuk heziton të çojë në ”zjarr” mijëra studentë e pedagogë.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT

RAMA, KY GRABITËS SERIAL
Urdhëri i Ramës nëpërmjet Besës, për të rikthyer me forcë studentët në auditore, nuk bëhet për hallin e Universiteteve.
Sot, asnjë vend fqinj apo në rajon nuk ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, megjithëse ato kryejnë rregullisht me mijëra testime dhe kanë një panoramë të vërtetë të pandemisë.
Ndërsa Rama e urdhëroi me dhunë.
E urdhëroi, ndërkohë që nuk ofron asnjë testim për pedagogët dhe studentët.
E urdhëroi, ndërsa e di mirë që kushtet higjeno-sanitare në konvikte e ambiente universitare. janë mizerabël.
E urdhëroi, kur e di mirë që shkelen të gjitha protokollet e sigurisë.
E urdhëroi, me ndërgjegje të plotë, kur ende akoma nuk ka miratuar një hapje definitive për udhëtimet ndërqytetëse dhe Tirana është zonë e kuqe.
E urdhëroi, duke rrezikur kështu – siç e shprehu me të drejtë akademik Fuga – jetët e studentëve e pedagogëve.
Po pse gjithë ky nxitim dhe kjo harbutëri e Ramës?!
E qartë dhe ulëritëse!

Rama kërkon të plotësojë më në fund ëndrrën e kontrollit të Universitetit të Tiranës.
Kërkon që nën mjegullën e pandemisë të vjedhë e grabisë zgjedhjet në UT.
Siç e shfrytëzon këtë mjegull, për tendera sekretë me çmime të katërfishuara.
Siç e shfrytëzon për të çuar lekët e njerëzve në xhepat e oligarkëve, ashtu kërkon dhe të bëjë me Universitetet.
Për këtë nuk heziton të hedhë në zjarrin e pandemisë mijëra studentë e pedagogë.
Po dje në sinkron me vendimin e tij, urdhëroi sejmenët në UT, të hapin një proces zgjedhor fiktiv.
KIZ i mbledhur dje, megjithëse ligjërisht nuk ekziston, ka hapur procesin e zgjedhjeve, kur vetë i ka mbaruar afati që në shkurt.
Diabolizmi nuk njeh kufij.
Datat e zgjedhjeve të shpallura, u rakorduan me datat e rikthimit të pedagogëve dhe një pjese të studentëve, me qëllim që të konsiderojnë votimin e tyre në emër të gjithëve.
Rrezikimi i jetës së studentëve, ka pikërisht këtë qëllim:
Të sanksionojë një grabitje politike universitare nga Rama dhe Besa, bashkë me disa servilë të bindur.
Një poshtërsi kjo tamam genocidiste, për ta pasur zili dhe juntat e regjimet më kriminale.
Jo vetëm kaq. E dinë që vendimi i KIZ është i paligjshëm dhe në rast ankimimi në gjykatë, Shahini që ka në xhep vetëm skenarët e Ramës dhe jo strategji për arsimin, mund të komandojë një Rektor të ri.
Rama para arrivizmit për pushtet politik, nuk kursen asgjë më.
Dije e arsimim jo e jo, por siç e dëshmojnë faktet jo fjalët, nuk kursen as shëndetin e njerëzve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...