"Griselda" dhe mjerimi në Njësinë 4", kreu i degës së PD Goxhaj -Veliajt: PD ndihmon njerëzit pa kamera dhe bujë

Premte, 01 May 2020 21:06

Nje replike e detyruar Kryetarit te deges 4 te PD ne kryeqytet me kryetarin mashtrues te Bashkise se Tiranes. Ervin Goxhaj: PD ndihmon njerezit pa kamera dhe buje

"Griselda" dhe mjerimi në Njesinë 4

Në emisionin e gazetarit Endri Xhafo në "abc news" ishte Kryetari mashtrues i Bashkisë Tirane. Nisur nga njohja personale me gazetarin i nisa një sms në lidhje me mjerimin dhe skamjen në të cilën ndodhet Njësia 4 e Bashkisë Tiranë, por kryetari i pazgjedhur i saj u përgjigj për Degën 4 të Partisë Demokratike, jo për qytetarët që ka lënë në mëshirë të fatit.
Sms-ja ime e sinqertë buronte nga dhimbja që ndjej çdo ditë tek takoj njerëzit e Njesisë Bashkiake 4 e jo te "deges së PD" e as të "bregut të lumit" sic pafytyrësisht u shpreh Kryetari mashtrues.
Të jesh Kryetar Bashkie, do të thotë të jesh i të gjithë njerëzve pa dallim feje, gjinie, rrace e krahine, pa dallim nëse morën pjesë apo jo në farsën e "30 qershorit".
Sa për PD, ne po ndihmojmë sa mundemi, pa propagandë, pa kamera, pa dallime partie apo ngjyre lëkure...
Unë jetoj cdo ditë këtu, rris fëmijët e mi bashkë me ta, e jam krenar që jam përfaqësues i tyre, ashtu sikurse ndjej detyrimin që të jem zëri tyre.
Duke qenë se fjalët e shumta janë "erionllëk", po të nis hallet e sotme të banorëve të Njesisë 4 të Bashkisë që refuzon të drejtosh. Janë hallet e sotme dt. 1 maj 2020, që asnjë media që paguhet nga "erionllëku" nuk i jep, sepse gazetaret që do të duhej të të gjurmonin këmba-këmbës i ke blerë dhe "erionistuohen" nëpër ndërmarrjet që duhet të ishin të këtyre hallexhinjve të mjerë! Dëgjoji!

https://www.facebook.com/ervin.goxhaj.7/videos/2585790288344782/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...