Balliu: Qeverisë i ka mbetur vetëm instikti i vjedhjes, si Bushati ka shumë të tjerë në PS

Premte, 01 May 2020 23:51

Përballja e qeverisë me Pandeminë COVID-19 ka shkaktuar edhe përçarje në mesin e Partisë Socialiste. Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me tone të ashpra ka kritikuar mazhorancën ku bën pjesë se qytetarëve të thjeshtë u është kthyer kurrizi, ndërsa po favorizohen oligarkët.

Botuesi, Fahri Balliu, i ftuar në Rtv Ora thotë se qëndrimi i Bushatit nuk është thjesht një dalje nga rreshti, por ka nisur një rrugë që do të japë sinjalin e një goditje të rëndësishme nga brenda të PS.

Balliu shton se në PS ka edhe shumë të tjerë që mendojnë si Bushati.

Balliu: Trishtimi i madh është që këtij nuk po i largohet njeri por sinjalin e dha Ditmir Bushati. Është një sinjal serioz midis PS dhe Rilindjes.Kjo klikë politike që është përfituesja e madhe e të ardhurave. Bushati nuk është thjesht dalje nga rreshti por ka nisur një rrugë që do të japë sinjalin e një goditje të rëndësishme nga brenda të PS. Struktura e Ramës nuk është e mirëorganizuar, ka brenda paranë dhe kërcënimin por sado e madhe dhe e fuqishme të jetë ka momentin e ezaurimit dhe rënies, plakjes si hekuri që thyehet. Në PS ka shumë të tjerë përveç Bushatit, është përgjegjësi e tyre koha e vonuar që ata po zgjohen. Nuk mundet që gjithë kjo mënyrë sjellje e qeverisë së Ramës të mos prodhojë brenda një kundërgoditje. Ky njeri vazhdon forcimin  e oligarkëve. Ka humbur konkurrenca e ndershme. Kësaj qeveri i ka rënë ishemia, vepron me instikte. I vetmi instikt që i ka mbetur është ai i vjedhjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...