45 ditë pas shpalljes, ka ende persona që presin pagën e parë të luftës

Saturday, 02 May 2020 18:40

Më shumë se një muaj e gjysëm pas shpalljes së pagave të luftës si pjesë e planit financiar të qeverisë, ende nuk ka përfunduar dhënia e tyre. Ndërsa jemi në muajin maj, paga prej 26 mijë lekësh të premtuar që në mars nuk ka kaluar në llogaritë e përfituesve.

Kryeministri Rama vendosi fillimin e javës së kaluar si afat për likuidimin e “pagave të luftës”, siç u emërtuan pagesat për të punësuarit bizneseve të vogla, të mbyllura për shkak të situatës së pandemisë. Por, ashtu siç kemi raportuar më parë, ky ishte afati i radhës i shkelur nga qeveria.

Në fillim të kësaj jave, të hënën e datës 27 prill, kreu i qeverisë dha hollësi gjatë emisionit Real Story mbi numrin e personave që kishin përfituar pagën e luftës

“Sot që flasim janë paguar 58,708 persona nga paketa e parë”- tha ai, ndërsa numri total I përfituesve ishte 60,442.

Më 29 prill, kryeministri Rama iu rikthye çështjes të pagës së luftës për paketën e parë ekonomike në një bashkëbisedim online me qytetarët.

“Janë 3 mijë individë në paketën e parë, niptet e të cilëve nuk korrespondojnë me fazën e aplikimit. Sot ose nesër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do t’iu çojë një mesazh të dedikuar duke iu thënë se iu është akorduar si kategori paga e luftës, dhe nëse për një arsye ose për një tjetër e kanë pasur të pamundur aplikimin, janë të lutur që të aplikojnë.”- tha ai.

Gjatë të njëjtës ditë, faqja e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kishte njoftuar në Facebook se në 30 prill, do të rihapeshin aplikimet deri ditën e martë të datës 5 maj, për ata që nuk kishin mundur të aplikonin për përfitimin e paketës së parë.

Më 29 prill edhe drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, zonja Delina Ibrahimaj gjatë një interviste në “Open” u shpreh:

“Ne e kemi mbyllur procesin e aplikimeve të paketës së parë që prej datës 21 mars. Megjithatë, duke qenë se fluksi i aplikimeve ka qenë shumë i lartë, ne vetëm në fillim të kësaj jave kemi arritur të përmbyllim procesin e aplikimeve dhe të miratimeve.”, tha ajo.

Për rreth 3 mijë aplikuesit ”me probleme” ajo tha:

“Nga parashikimet që ne kishim bërë për punonjësit që duhej ta përfitonin pagën e luftës, është një numër prej 3864 niptesh të cilët në shifrat tona, janë përfitues të paketës së parë, të cilët nuk kanë aplikuar për paketën e parë. Për këtë arsye ne do të riçelim aplikimet për përfitim për pagën e luftës për paketën e parë vetëm për këto 3864 nipte të cilët do të njoftohen nëpërmjet portalit e-filing, në adresën e tyre e-filing.”

Më 30 prill, në një intervistë për Report TV zonja Ibrahimaj dha përditësimin e fundit mbi numrin e punjonësve që ishin paguar deri në atë moment.

“Ishin rreth 121 mijë aplikime, ndër to janë paguar 58,987 dhe mbi 60 mijë kanë qenë refuzime.”- tha ajo.

Paga e parë e luftës, e premtuar nga kryeministri Rama për në fund të muajit mars, nuk u miratua për të 60,442 personat, as deri në fund të muajit prill.

Fakt është që paga nuk ka mbërritur në duart e të gjithë personave të cilëve u është miratuar.

“Faktoje” bisedoi më 30 prill me qytetarin me iniciale V.M., 60 vjeç, i cili punon si taksist ne qytetin e Tiranës. Ai tregon se paga e luftës i është miratuar pas aplikimit të dytë, pasi fillimisht i ishte refuzuar, por ende nuk ka mbërritur në llogarinë e tij.

“Me ka thënë ekonomistja që paga më është miratuar që përpara një javë, por ende nuk e kam marrë. Këtë javë u kthyem në punë se kishim mbi 1 muaj mbyllur. Më vinin telefonatat nga klientët e nuk dilja dot. Mirë që kishim hequr diçka mënjanë për një ditë të vështirë se ndryshe nuk do ia kishim dalë dot.”-tha ai për Faktoje.

Më 1 maj ne biseduam një tjetër të vetëpunësuar në një bar-kafe, 55 vjeçarin D.A., 55. Pavarësisht se paga i është miratuar prej rreth dy javësh, ende nuk ka mbërritur në llogarinë e tij.

“Kemi aplikuar rreth datës 8-9 prill dhe pas një jave, aty nga data 15 prill është miratuar paga. Por deri tani jemi ende në pritje”.

Në momentin kur ka mbaruar muaji i dytë i “luftës”, paga e parë nuk është marrë ende nga të gjithë punonjësit e identifikuar nga qeveria.

JOEL ÇELA/Faktoje.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...