Koreja e Veriut dhe e Jugut shkëmbejnë zjarr në kufi për herë të parë pas 5 vitesh. Çfarë raporton BBC

Diel, 03 May 2020 10:28

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë shkëmbyer armë zjarri në Zonën e Demilitarizuar që ndan të dy shtetet.

Të shtëna me armë nga Koreja e Veriut janë regjistruar në 07:41 me orën lokale, duke goditur një postërojesh kufitare të Koresë së Jugut në qytetin kufitar qendror të Cheorwon, tha ushtria e Seulit.

Nuk ka raportime për viktima nga ana e Koresë së Jugut.

Si përgjigje, Koreja e Jugut gjuajti “dy raunde me armë zjarri dhe një njoftim paralajmërues sipas manualit tonë”, thuhet në deklaratën ushtarake.

Nuk është e qartë se çfarë provokoi të shtënat me armë. Shefat e përbashkët të shtabit (JCS) thanë që ata po përpiqeshin të kontaktonin Korenë e Veriut përmes linjës së tyre të nxehtë ushtarake për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Kjo është hera e parë në pesë vjet që trupat e Koresë së Veriut kanë qëlluar drejtpërdrejt në Jug.

Login to post comments