Mark Marku: Nuk u besoj shifrave, ka pasur vdekje të dyshimta

Diel, 03 May 2020 12:40

“Shqipëria ka marrë masa të rrepta për të luftuar koronavirusin, por këto masa nuk kanë qenë të menaxhuara mirë dhe nuk kanë qenë gjithmonë efikase”. Kështu është shprehur pedagogu Mark Marku gjatë një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në Abc News.

Gjatë bisedës, Marku është shprehur se karantina ka qenë e rrepte dhe se shqiptarët kanë sakrifikuar shumë gjatë kësaj periudhe, por shton se kjo nuk e ka izoluar shtimin e rasteve të të infektuarve.

 

Po ashtu, sipas shefit të departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, izolimi i qytetarëve, jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, është bërë në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos binte në kolaps dhe të që krijohej një ngadalësim i kurbës pasi sistemi nuk është i përgatitur për të përballur fluksin.

Ju e keni respektuar karantinën? Si ju janë dukur masat e marrë nga qeveria?

Mark Marku: E kam respektuar karantinën, me përjashtime të rralla. Nuk mendoj se në gjithë Shqipërinë është respektuar njëlloj. Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë këto muaj, duke e kuptuar situatën. Janë izoluar dhe kanë ndjekur rregullat. Në këtë kuptim masat kanë qenë drastike, por janë të kuptueshme. Mund të kishin qenë më të organizuara, pasi shpesh herë kanë sjellë efektin e kundërt. Leja për të dalë në një fashë orare vetëm një ore bëri që njerëzit të dyndeshin. Është verifikuar që fluksi bie nëse do të ishte fasha më e zgjeruar.

Si shembull të çalimit në menaxhimin e situatës, Marku sjell mos mbylljen e fasonerive, apo edhe të infektuarit në burgje. Ai shton gjithashtu se menaxhimi i mirë i situatës nuk përfshin vetëm izolimin.

Mark Marku: U mbyll e gjithë Shqipëria por u lanë fasoneritë, burgjet. Me menaxhim nuk kuptoj vetëm masat restriktive. Këto masa dhe karantinimi janë një hap, pjesa e menaxhimit përfshin shumë elementë, ekonomikë, socialë, në planin makro nuk është menaxhuar mirë. Edhe pse kemi pasur masat më shtrënguese, vazhdojmë me një periudhë të zgjatur të rasteve, dy muaj janë shumë dhe jemi akoma në proçes kur ka raste të reja. Duhet të ishim në një kurbë zbritjeje. Menaxhimi nuk ka qenë efikas. Por mbi të gjitha problemi është qeveria duhet të marrë përgjegjësinë. Policia e barazon veten me policinë. Nuk është ky shteti, shteti është shumë-përmasor. Kriza, pikëpamja ekonomike mund të sjellë më shumë pasoja se vetë koronavirusi. Nuk kemi gjetur formën e duhur të menaxhimit.

Më tej, pedagogu thotë gjithashtu se nuk u beson shifrave. Sipas tij numri i të infektuarve dhe i viktimave nuk është ai aktuali. Marku përmend raste “vdekjesh të dyshimta”.

Mark Marku: Nuk u besoj shifrave, janë të manipuluara. Të paktën në gjyminin tim. Ka pasur raste vdekjesh, që ishin me korona por nuk vdiqën nga koronavirus. Si e përcakton ti këtë? Ka pasur raste të dyshimta, të moshuarve. Është shumë më e lartë se kjo edhe shifra e të infektuarve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...