Nga biodiversiteti tek marrëveshja e huasë me Kuvajtin, Presidenti Meta dekreton 4 ligje të Qeverisë

Hënë, 04 May 2020 14:14

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ligje të Qeverisë Rama. Presidenca njofton se Presidenti ka miruatuar ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e biodiversitetit, ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për standardizimin”.


Po ashtu ai i dha “ok” sot ratifikimit te marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës.

Presidenti ka miratuar edhe ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore

1-DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 40/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 11470
Tiranë, më 30.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

2- DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 41/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 11471
Tiranë, më 30.04.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

3-DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 47/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.
Nr. Dekretit 11474
Tiranë, më 30.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

4-DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.
Nr. Dekretit 11473
Tiranë, më 30.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...