Janë shtuar rastet me depresion’/ Mjekja psikiatre: Ja cilat janë moshat më prekura, nga çrregullimet

Hënë, 04 May 2020 18:11

Izolimi i imponuar nga masat shtrënguese që qeveria ndërmori për parandalimin e përhapjes së Covid-19 krahas ruajtjes në nivele konstante të shifrave të të prekurve është përkthyer në shtim të qytetarëve që kanë shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Mjekia psikiatre, Arjana Rreli sqaron për ABC NEËS, numrat në rritje të personave që kërkojnë ndihmën e specialistit pas gjendjeve me të cilat po përballen.

“Të gjitha masat e marra i shërbyen shëndetit tonë. Ishte primare që ne të mbronin shëndetin tonë fizik nga virusi. Por nga ana tjetër ato vazhdojnë të kenë një kosto të lartë për shëndetin mendor. Vetë sulmi i papritur, mënyrat e sjelljes së pakontrolluar të këtij virusi, por edhe kushtet ku ne u vendosëm menjëherë pa provuar më parë mekanizma përshtatës që të zbusni sadopak këtë kufizim bënë që secili nga ne të manifestohen shenja të stresit”, shprehet ajo.

Sipas mjekes psikiatre gjendja më e theksuar e gjendjes së ankthit u shfaq menjëherë pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi për rastin e parë me Covid-19 në Shqipëri.

“Referuar shifrave të Urgjencës Kombëtare i një çrregullimi të stresit akut që shpjegohet shumë mirë me sulmin që i bëhet nga e papritura nga ku virus vetë qenies humane. Problematika më e hasur janë çrregullimet e ankthit, frika, çrregullimet e gjumit, nervoziteti i shtuar”, thekson mjekja.

Grupmosha 50-60 vjeç po monitorohet nga mjekët psikiatër përgjatë këtyre dy muajve për shkak të numrit të lartë të rasteve që kanë kërkuar ndihmë.

“Po shikojmë shumë moshat rreth 50-60 vjec që kërkojnë ndihmë për çrregullimet ankthit që nuk ka qenë karakteristikë përpara Covid-it.”, shprehet Rreli.

Në kushtet e distancimit social edhe mjekët psikiatër komunikuan virtualisht me pacientët e tyre, ndërkohë që farmacistët japin alarmin për shtimin e numrit të qytetarëve që kërkojnë medikamente për frenuar gjendjen e ankthit.

Edhe pse masat dhe prezenca e virusit në Shqipëri janë në rënie, pasojat që ai la për 2 muaj që bashkëjetojë me shqiptarët duket se do të jenë afatgjata. /abcneës.al

Modifikuar më Hënë, 04 May 2020 18:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...