Analisti: Rama nuk e lëshon kurrë Dvoranin, ai është pjesë e një investimi të egër kirurgjikal

Tuesday, 05 May 2020 18:16

Edi Rama nuk mund të lëshojë kurrë Ardian Dvoranin. Kështu shprehet analisti dhe politologu Fitim Zekthi në një postim të tijin në Facebook pas vendimit të sotëm të KLGJ për mandatin e kreut të saj.

Sipas tij, thuajse gjysma e gjithë mekanizmit gjigand që ka vendosur në punë Rama për të marrë nën kontroll reformën në drejtësi gjendet tek Dvorani

 
 

"Të gjithë ata që mendojnë se çështja është thjesht Ardian Dvorani janë shumë gabim. Prej gati katër vjetësh Rama në mënyrë kirurgjikale dhe me mjaft kujdes ka arritur të fitojë centimetra pas centimetri në procesin e reformës në drejtësi në mënyrë që Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe gjykatat e niveleve të parë dhe të dytë, të bien nën kontrollin e tij teë plotë. Kur thuhet kontroll i plotë do të thotë që këto institucione jo vetëm të mos i bëjnë asnjë gjë atij dhe grupit te tij politik por këto institucione të ndihmojnë axhendën e tij dhe të bëjnë të mundur ruajtjen dhe konsolidimin e pushtetit për Ramën.

 
 

Kurrë nuk mund ta lëshojë Rama, Dvoranin. Dvorani është pjesë e këtij investimi të egër kirurgjikal, pjesë e makinacioneve të pandalshme me vonesa, me shitje dhe blerje, me ndryshime ligji, me vonesa në publikimin e ligjit apo të vendimeve të tjera në fletoren zyrtare, me intriga të vogla dhe të ngadalta, me intriga edhe mizore dhe të shpejta.

 
 

Në qoftë se bie Dvorani është shumë e vështirë të arrihet në pikën ku jemi tani me Dvoranin. Thuajse gjysma e gjithë mekanizmit gjigand që ka vendosur në punë Rama për të marrë nën kontroll reformën në drejtësi gjendet tek Dvorani, një jurist mediokër, hetues i djeshëm i regjimit komunist dhe burokrat tipik sovjetik. Dvorani nuk bie. Në qoftë se bie do të thotë se Rama ia ka dalë me mekanizmin e tij ta zeëvendësojë me dikë si Dvorani. Reforma në drejtësi ka si synim të vetëm instalimin e plotë pushtetit të plotë të Ramës dhe të grupit të tij. Rama vetëm me këtë synim hyri në këtë rrugë. Të tjerat janë vetëm justifikime", shkruan Zekthi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...