VOA/Tiranë: Kërkohet rishikim i shërbimeve të pacientëve pas fazës së parë të COVID-19

Tuesday, 05 May 2020 19:13

Në Shqipëri u njoftuan sot 17 raste të reja personash të prekur nga Covid-19. Në të dy spitalet Covid janë 38 pacientë dhe numri i të shëruarve vazhdon të rritet.

Por shoqata “Së bashku për Jetën” u kërkoi autoriteteve shëndetësore, që të rishikojë shërbimin ndaj pacientëve.

Sipas saj, gjithë vëmendjen e ka marrë pandemia, por shumë ndërhyrje kirurgjikale po shtyhen, dhe grupe të tëra pacientësh kronikë e kanë të vështirë të marrin mjekimet e domosdoshme.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot për zbulimin e 17 rasteve të reja të prekur me Covid-19, duke bërë kështu të ditur jo vetëm një shtim të këtyre rasteve pas disa ditëve me shifra minimale, por edhe një shtim të numrit të të shtruarve.

Në dy spitalet Covid janë aktualisht 38 pacientë, 8 nga të cilët nga të cilët janë në terapi intensive.

Shoqata “Së bashku për Jetën” thotë se pacientët me Covid-19 janë në minimum dhe po shërohen përditë, ndërsa për mijëra pacientë me sëmundje të tjera janë shtyrë ndërhyrjet kirurgjikale dhe mjekimet.

Ndaj organizata që merr përditë shumë ankesa nga pacientët, u kërkoi autoriteteve shëndetësore, që të riorganizojnë shërbimet spitalore, sepse kjo është tashmë një nevojë urgjente.

“Ministria e Shëndetësisë urdhëroi më 9 mars dhe më 1 prill ndërprerjen e të gjitha ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” deri në përfundim të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Ky urdhër është ende në fuqi, por sot pas dy muajsh, kur shifrat e të shtruarve me COVID-19 janë disa dhjetëra, ne kërkojmë që riorganizimi i shërbimit ndaj pacientëve është i domosdoshëm, sepse janë shtyrë apo anulluar shumë ndërhyrje kirurgjikale dhe vizita mjekësore, por këto vonesa rritin rrezikun e shëndetit të pacientëve” - thotë Egla Bardhi drejtuese e Shoqatës “Together for Life”.

Zonja Bardhi citoi statistikat zyrtare, sipas të cilave, në vitin 2018 janë kryer afro 65 mijë ndërhyrje kirurgjikale, nga të 26 mijë ose mbi 40 për qind e tyre janë kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pra, bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm pacientësh që janë në pritje.

Shoqata “Së bashku për Jetën” punon prej disa vitesh për të drejtat e pacientëve pas shumë ankesave që ka marrë prej tyre për shkelje të ndryshme ndaj tyre dhe kërkesat urgjente që ata kanë.

“Shqipëria ka afro 460 mijë pacientë kronikë, dhe nevojat e tyre janë nga më të larmishmet. Pothuaj secila familje shqiptare ka mesatarisht një të sëmurë kronik në shtëpi. Pastaj operacionet kirurgjikale në zemër apo në organe të ndryshme me kancer nuk mund të shtyhen pa fund, sepse sëmundjet përparojnë. Nuk mund të bllokohen gjithë sistemi me mijëra pacientë prej pandemisë, e cila aktualisht ka vetëm 38 të shtruar te shërbimi infektiv” - thotë zonja Bardhi.

Veprimtarët kërkojnë që përqendrimi tek pandemia të mos anashkalojë çështje të tjera të rëndësishme të sistemit shëndetësor, duke vënë në rrezik pacientët.

Ndryshimet e kërkuara do të bëjnë që në fund të pandemisë, sistemi shëndetësor të mos përballet me pacientëve në gjendje të rënduar prej vonesave të vetë sistemit, të cilat përveç rrezikimit të jetës së pacientëve, mund të rritien barrën financiare ndaj shoqërisë për mbajtjen dhe trajtimin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...