Vendimi i KLGJ/ Sejamini për SYRI TV: Euralius, shërbëtore e qeverisë

Tuesday, 05 May 2020 20:28

Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendim sot që të kërkojë një mendim nga Euralius dhe OPDAT në lidhje me mandatin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Edhe pse mandati i tij ka mbaruar gjashtë vite më parë, Dvorani mbetet në detyrë edhe sot.

 

Analisti Neritan Sejamini komentoi këtë vendim për SYRI TV. Ai tha Euralius është një shërbëtore e qeverisë.

 
 
 

“Unë nuk jam jurist. Nuk mund të interpretoj këtë rast, por me aq sa kam lexuar, ai (Dvorani) duhet të largohet. Nuk ka rast në botë që mbaron mandati dhe qëndron në detyrë edhe 6 vite të tjera. Është rekord botëror. Edhe mënyra se si po e trajton KLGJ është heqje dorë nga funksioni i saj. I është drejtuar kanaleve politike dhe jo atyre ligjore për një vendim që nuk e merr dot. Është dëshpëruese të shohësh se cili është rezultati i reformës në drejtësi, kaq shumë të propaganduar,” tha Sejamini.

 
 

Për analistin është skandaloz fakti që KLGJ i drejtohet organeve jokushtetuese për vendimin.

“Sot KLGJ, me vendimin që ka marrë, iu drejtua organeve jokushtetuese, duke autorizuar një opinion që nuk kanë lidhje fare me strukturën shtetërore dhe nuk kanë status të japin opinione”, u shpreh Sejamini.

"KLGJ, në mënyrë skandaloze, në vend t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese për interpretim, do t'u drejtohet partnerëve ndërkombëtare, d.m.th ca punonjësve privatë të EURALIUS-it që janë shërbëtorë të bindur të qeverisë. KLGJ po sillet jo si institucion drejtësie, por si institucion politik. Modeli Arta Marku bis për të mbajtur Dvoranin," shkroi më herët në FB Sejamini,

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...