Meta: Alarmante të mos garantosh lirinë e medias, qeveria të reflektojë

Tuesday, 05 May 2020 22:40

Në muajin janar, Presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim ligjin e qeverisë për mediat. Në intervistën dhënë për emisionin "Tempora" në RTV Ora, Kreu i Shteti i kërkon mazhorancës të reflektojë, pasi të vesh në pozitë të vështirë median dhe të mos i garantosh asaj liri është një situatë alarmante.

Ilir Meta: Duke pasur në konsideratë situatën e vendit tonë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa një sistemi gjyqësor eficent, pa një parlament në përputhje me kushtetutën dhe ku praktikisht ka humbur llogaridhënia, përveç dhe pushtetit vendor , tani dhe ky pushteti tjetër media të vendoset në një  pozitë gjithnjë e më të vështirë apo të mos garantosh lirinë e saj është alarmuese dhe ka një përkeqësim të qëndrueshëm. Prandaj kërkohet një reflektim i menjëhershëm nga qeveria, parlamenti.

Sonila Meço: Mendoni që mund të reflektojë kjo mazhorancë?

Ilir Meta: Po, nëse dëshirojnë që të kontribuojnë në çeljen e negociatave me BE dhe për të ruajtur disa standarde minimale të demokracisë duhet ta bëjnë me urgjencë.

Sonila Meço: Cila është përpjekja e presidentit për ta mbrojtur shtetin ligjor nga kjo pikëpamje?

Ilir Meta: Presidenti i ka bërë të gjitha përpjekjet e tij. Përgjegjësia është për ata që kanë dashur  të kapin institucionet, përgjegjësi kanë dhe ata që kanë dalë jashtë institucioneve, pavarësisht nga klima e vështirë që kanë patur në institucione dhe kjo na ka sjellë në një situatë anormale dhe duhet të përpiqemi bashkë për të vendosur normalitetin kushtetues, ligjor në vend, sepse këtu janë shkatërruar rregullat e lojës. Është si të lozin disa skuadra në fushën e futbollit pa arbitër, ose një ekip të marrë dhe bilbilin e arbitrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...