A do ketë një "2 mars" tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Ilir Meta

Tuesday, 05 May 2020 23:03

Për momentin me rëndësi është që Shqipëria të marrë veten nga pandemia. Kështu u përgjigj Presidenti Ilir Meta në studion e emisionit "Tempora" në RTV Ora, kur u pyet nëse do të ketë një 2 mars tjetër.

Sipas Kreut të Shtetit, ai ishte i gatshëm të evitonte 2 marsin nëse do të merrte garanci për të mos miratuar ligje anti-kushtetuese.  

Sonila Meço: Kritikët tuaj thonë që edhe duhet ta kishit shmangur 2 marsin për shkak të COVID-19?

Ilir Meta: 2 marsin nuk e bëra unë, e bënë ata që donin të shkelnin kushtetutën, që ftuan Venecian dhe pastaj miratuan ligjin që praktikisht zhvlerësonte edhe gjithë vizitën e tyre që ata kërkuan. Unë kam qenë i hapur për të evitur 2 marsin edhe pasi e kam shpallur dhe kam kërkuar garanci që nuk do të miratohen ligji anti-kushtetuese, garanci që nuk është  dhënë.

Sonila Meço: Meqë këto garanci ende nuk janë respektuar do ketë 2 mars tjetër, 2 qershor, 2 korrik, 2  gusht, 2 shtator...?

Ilir Meta: Për mua është e rëndësishme të dalim nga kjo situatë duke ruajtur kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut. Duke shpëtuar sa të jetë e mundur pasojat në ekonominë kombëtare dhe familjare dhe të ecim drejt rivendosjes së plotë të rendit kushtetues ligjor dhe demokratik në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...