Në një lidhje me Skype për emisionin 'Fokus' të gazetarit Nertil Agalliu në TvT, kryetarja e LSI nuk ka lënë pa komentuar as hipotezat e ditëve të fundit që flasin për një 'dashuri' mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
Sipas saj, kjo është një histori qesharake për ti ardhur në ndihmë Ramës në ditët e tij më të këqija.
Kryemadhi kërkoi që vëmendja e medias dhe shqiptarëve të jetë tek depresioni ekonomik që po kalon Shqipëria.
“Dashuri Rama-Meta”, Kryemadhi: Histori qesharake, aludime të Ramës në momentet e tij më të këqija, merruni me depresionin ekonomik të Shqipërisë
"Për politikë, unë me Ilirin, përsa i përket vendimeve të LSI mbajmë qëndrime komplet të kundërta. Për sa I përket kodit penal e kam bërë të qartë, nuk e njoh sepse nuk njoh asnjë vendim të atij Parlamenti që ka vetëm 82 deputetë legjitimë. Njerëzit mund të aludojnë dhe të bëjnë çfarë të duan. Pas çdo aludimi të zotit Rama për zotin Basha dhe zotin Meta vjen gjithmonë kur është shumë keq dhe nuk di çfarë të bëjë.
Në vend që shqiptarët të thonë kush e mori rrogën e luftës? Thotë që 59 mijë shqiptarë morën rrogën e luftës, po kush e mori pagën e luftës, I dimë ne emrat, dhe nga sa morën? Pse si bëjnë publike pse si bëjnë transparente? Kush janë bizneset që u ndimuan me grantet nëpër sistemet bankare shqiptare dhe çfarë përfaqësojnë këto biznese. Por do merren a ka dashuri midis Metës edhe Bashës, a ka dashuri midis Ramës dhe Bashës, këto historitë qesharake. Merruni me depresionin ekonomik që do të pushtojë Shqipërinë. Kështu që është humbje kohe dhe mos u merrni shumë dhë ju me këto po merruni investigoni se cdo bëjë Rama dhe sa përqindje e sipërfaqes së gjelbërt është kanabis dhe sa është mbjellje speca dhe domate nga shqiptarët për eksport", është shprehur Kryemadhi.