A do të kemi një valë të dytë të COVID-19 në vjeshtë? Ja cfarë thotë mjeku Tritan Kalo

E Enjte, 07 May 2020 12:01

Mjeku infeksionit Tritan Kalo iu bëri një apel qytetarëve që të mos abuzojnë me faktin që qeveria ka lehtësuar disa masa, pasi duhet të mësojnë se si të bashkëpunojnë me koronavirusin.

Gjatë një komunikimi në mbledhjen online të Komitetin Teknik të Ekspertëve për situatën e covid-19, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, Kalo theksoi se situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa pohoi se nëse ka shtim të rasteve kjo do të tregojë se kemi shpërfillur masat.

Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se në vjeshtë nuk do të ketë një rikthim të valës së dytë të COVID-19, por ai do të përzihet dhe me viruse të tjera

“Në opinionin tim si mjek infeksionit dhe pjesë e Komitetit, duhet të evidentojmë 7 elementë. Me hapjen graduale, që ajo që mua më brengos është fakti që hapja mos të konsiderohet si ‘shqyerje’. Qytetarët duhet të respektojnë rregullat në vijimësi. Pra do të jetojmë në një kohë kur do të kemi COVID dhe infeksione të tjera. Ekzistojnë dhe do të shtohen më shumë dhejtra infeksione. Nëse do bindet publiku, kam qartësinë që të kemi situatë optimale dhe do të jemi brenda kapacitetit dhe mos t’i kapërcejmë asnjëherë ato. Kthimi i rasteve do mundet të ndodh vetëm nëse nuk respektohen masat. Nuk do të kemi kthim të valës së madhe të COVID në vjeshte, por do të jetë i përzërë me infeksione të tjera. Në vjeshtë, qarkullojnë dhe 3 viruse të tjera. Pra do të jetë përzierje të infeksioneve. Individët që kanë mundur të respektojnë masat, vetveten, jetën dhe kushtet në të cilat jetojnë, duke jetuar në një mjedis sipas shfaqesh së COVID-19, shpresoj që mos të ekzagjerojnë këto kapacitet. Për sa kohë nuk kemi një antiviral, një vaksinë, do jetë infeksioni që do të bëjë imunizimin dhe më pas popullata do të bëjë shkëputjen e zinxhirit. Them se jemi në momente oportune që duhen ruajtur.”, tha Kalo.

Login to post comments