“Garancia sovrane, e pamjaftueshme”, kreu i Unionit të Dhomave të Tregtisë: U miratuan vetëm 70 kërkesa nga 400.

E Enjte, 07 May 2020 14:29

Ines Muçostepa, kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë në një lidhje skype për ‘News24’ deklaroi se garancia sovrane është e pamjaftueshme për sipërmarrjet e biznesit, të cilat tashmë po përballen me krizën për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas saj, për të përfituar këtë kredi kanë aplikuar 400 biznese, ndërkohë që iu është miratuar vetëm 70 prej tyre.
Mes të tjerash Muçostepa tha se bankat aktualisht po veprojnë sikur vendi të ishte në gjendje normale, ndonëse situata është jo e zakontë.

“Nëse flasim sot për garancinë sovrane, ky është mekanizëm i mirë. Por po shohim se nuk është i mjaftueshëm. 400 sipërmarrje kanë aplikuar për kredinë sovrane, dhe vetëm 70 prej tyre kanë lidhur kontrata. Ne mendojmë se ky numër ngelet i ulët. Nuk ka kënaqur sipërmarrësit për nevojën e likuiditetit që kanë. Që kur u hodh ideja e kredisë sovrane, pati skepticizëm nga sipërmarrësit, pasi interesat ishin të larta. Bankat nuk marrin risk, dhe nuk duan të rrezikojnë. Ne nuk jemi në situatë normale. Nga Banka Botërore u paralajmërua se do të ketë rritje të papunësisë. Nuk jemi në situatë normale, ku bankat do i hyjnë kontrolleve për dokumentacione. Por jemi në moment ku kemi nevojë. Sipërmarrësi ka nevoje që të rrijë në gjendje konservative. Shqetësim të madh ka dhe sektori i turizmit. Ky është një sektor që ka pasur kredi bankare të marra më herët dhe për çështjen e investimeve. Për këtë sektor, ata duhet të kërkojnë me ngulm që të marrin një kredi të dytë. Kontratat në momentin e mosshpërjerjes lejojnë sekuestrimin e aksioneve. Sipërmarrësit në këto momente po përjetojnë një situatë të paprecedentë. Ndaj shoqatat e biznesit ngrenë zërin që të ndihmohen dhe me lehtësi fiskale. Ishte një sinjal i mirë që guvernatori Sejko foli dhe për pagesat e kredive, që shpresojmë që të paguhen gjatë vitit tjetër.”, tha Muçostepa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...