Ja si zgjerohet harta/199 raste aktive, 30 të shtruar

Premte, 08 May 2020 11:22

ISHP ka konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 850 numrin total të të prekurve që prej fillimit në të gjithë vendin. Mësohet se 3 raste janë në Tiranë, 2 raste në Krujë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Fier dhe Kamzë.

Në spitale janë të shtruar 30 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.

"Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID-19.

 

Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive," theksoi MSH.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 62
Shkodër 17
Kamëz 9
Kurbin 4
Fier 4
Elbasan 3
Mirditë 2
Bera 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

Login to post comments