Rregullat e reja/Ja si do shkojmë tani e tutje te berberi dhe dentisti

Premte, 08 May 2020 16:32

Pas dy muajsh, burrat e gratë nuk do të jenë më të detyruar të gjejnë forma alternative për t’u qethur, shkurtuar flokët apo shërbime të tjera estetike.

Nga kjo e hënë, qeveria u jep dritën jeshile berberëve e parukierëve, e bashkë me to edhe klinikave dentare e qendrave tregtare. Ndërsa vetëm një javë më vonë, më 18 maj, shqiptarët do të mund të pinë kafen e dëshiruar në ambientet e jashtme të bareve. Për të gjitha këto shërbime, ekspertët e qeverisë kanë bërë gati paketën e kushteve të rrepta të sigurisë që duhet të respektojnë bizneset për të vepruar. Në dijeni të tyre duhet të jenë dhe klientët, të cilët duhet të informohen paraprakisht për masat që duhet të marrin apo shërbimin që duhet të kërkojnë, bazuar protokollit bashkëngjitur shkrimit.

Që nga hyrja me qese plastike për këpucë e maskë në fytyrë e deri te vendi ku ulet personi që kërkon shërbim për flokët do të jetë tërësisht e mbuluar me materiale njëpërdorimshme, që sigurohen nga berberi/floktorja.

Edhe pse kanë më shumë se dy muaj pa punuar (ligjërisht), berberët e parkukeritë duhet të furnizohen paraprakisht me mjete higjienizuese, përpara se të nisin punën më 11 maj. Për të shmangur radhët e pritjes, duhet prenotuar më parë te berberi. Ky i fundit duhet të riorganizojë ambientin e punës, duke siguruar distancën 2 metra mes klientëve.

Për shembull, në një ambient prej 40 metrash katrorë, nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër persona (10 m për çdo klient). Mbajtja e maskës dhe higjienizuesi në hyrjedalje është e padiskutueshme në çdo moment, si nga berberi, ashtu edhe nga klientët. Në rastin e trajtimit të fytyrës, këshillohet sigurimi i distancës më të madhe të mundshme.

Peshqirët, gjithashtu këshillohet të jenë të paketuar dhe njëpërdorimësh. Klienti, nga ana e tij duhet të sigurohet që berberi ta ketë dezinfektuar mjetet e punës përpara shërbimit. Kusht për të funksionuar është dezinfektimi i ambientit, minimalisht 3 herë në ditë me mjetet e duhura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...