Zgjedhjet janë të paligjshme/ Këlliçi: Ju tregoj dy qëllimet e Ramës për të kapur universitetet

Premte, 08 May 2020 19:13

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi gjatë një lidhje për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli mbi debatin e ditëve të fundit mes ministrisë së arsimit dhe rektorateve të universiteteve në vend. Debati ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve në institucionet e arsimit të lartë.

“Këto zgjedhje nuk mund të mbahen në një situatë të tillë që po kalon vendi dhe mazhoranca ose më saktë Edi Rama ka në plan të kapë universitetet pasi ka dy qëllime.

 
 

E para Rama kërkon që të marrë kampusin e Qytetit Studenti një plan që ka filluar që prej një viti  dhe plani i dytë është marrja në kontroll e Kopështit Botanik pasi është në pronësi të universitetit dhe pa zgjedhur rektorin që do vetë nuk mund ti marrë asnjërën pasi duhet firma e rektorit. Në kohë pandemie nuk lejohen asnjë lloj procesi zgjedhjesh pasi parashikohet edhe në kushtetutë,-tha Këlliçi

 
 
 

Kreu i forumit demokrat tha se ka një person që luan levat e këtyre veprimeve dhe që viziton shpesh ministrinë e arsimit por nuk permendi emra.

 
 

Në lidhje me rihapjen e auditoreve ai tha se “nuk është asgjë gati ne infrastrukturë, nuk ka një plan për masat në lidhje me distancën si dhe dezinfektimin e ambjenteve por jo vetëm”.

Këlliçi u ndal edhe tek masat ekonomike që ka marrrë qeveria ku tha se “studentët nuk janë përfshirë në një plan të tillë ekonomik, pasi ata përballen me qeratë dhe shumë shpenzime të tjera..

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...