'Bixhozi'/ Kryemadhi: Fatos Nano ishte i keqi i vetes, Rama po e monopolizon në një dorë

Premte, 08 May 2020 21:53

Kryeministri Edi Rama monopolizoi ligësinë në vend. Kështu është shprehur gjatë intervistës së saj për emisionin "Java" në RTSH, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Duke e krahasuar me liderin e së majtës, Fatos Nano, Kryemadhi është shprehur se, ai ishte i keqi i vetes, ndryshe nga Rama.

 
 

"Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, pra ishte i keqi i vetes. Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së vet. Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge. Dhe zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë. Sepse sot mos prisni që njerëzit të shkojnë të futen në dyqan dhe ta shikojnë që ky hyri, sikur të shohin një burrë që shkon në një shtëpi të dritave të kuqe. Ky çfarë bëri? Sot po luan fort që të luhet drejt online-t, pavarësisht se situata ekonomike e të tjera gjëra e bëjnë të pamundur", .

 
Login to post comments