“Lali i fiqve”, kanë një shprehje shqiptarët: Kusari para se të vjedhë, bën hazër vendin

Diel, 10 May 2020 12:33

Eri i fiqve, mori përsipër sot të bënte rolin e lehësit agresiv. Përmes një dalje publike, Veliaj mbrojti me fanatizëm vendimin e fundit antiligjor të Qeverisë që ja jepte truallin e  Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës. Madje me një gjuhë vulgare, ai pati edhe një mesazh për Presidentin e Republikës. “Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, tha  ai. 

E kush e thotë këtë?! Eri i fiqve që nuk ka lënë vend pa fut hundët e çdo gjë tjeter të mundshme. Na flet “lali” që edhe dasmën na tha se e bëri me paratë e pensionit të mamit.

Na flet Eri i fiqve që pasi la profesionin e tregtarit ju fut atij të mashtruesit serial.

Na flet Erioni i Mjaftit, që me paratë e Soros e ndihmën e Ramës bënte si opozitar me qeverinë Nano.

 

Na flet Veliaj i G-99-es, qe me marifete e sahanlepirje, u fut nga dritarja në PS, se bashku me 99-shat e tij.

Na flet Veliaj ministri , që me skemën e pensioneve po falimenton Shqipërinë.

Na flet Eri betoni, që si kryebashkiak erdhi me betimin zero ndertime dhe ne 5 vite ka ngritur kulla e pallate më shumë se sa vete mjeshtri i betonit ne Shqiperi, tani kryeminister.

 

Se si po mundohet Veliaj e Rama ta gllaberojnë truallin e Teatrit për interesa klienteliste këtë nuk ka shqiptar që nuk e di.

Madje në kete qëllim nuk po i ndalin as institucione madhore të artit e kulturës në Evropë, sic është Europa Nostra. Dhe këtu na mbetet të bëjmë një pyetje për ambasadorin e BE Soreca. Kjo Europa Nostra nuk eshte e Evropes z.ambasador apo vjen nga Zimbabve?! Pse ju nuk ngrini zërin për këtë tentativë të pastër antikushtetuese mbi artin dhe monumentet kulturore?

Dhe në fund një mesazh për Erin e fiqve, meqenëse ka edhe qef shprehjet popullore: “Kusari para se të vjedhë, bën hazër vendin”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...