Mijëra shqiptarë/ Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët, ja kategoritë

Tuesday, 12 May 2020 14:08

Greqia ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020.

Sipas Ministrisë Greke të Emigracionit, vendimi ka pezulluar  edhe procedurat e dokumentet dhe është ndërmarrë nga ministria e Emigracionit.

 

Gjithashtu, në Aktin Normativ urgjent për paketën e masave ekonomike e sociale të qeverisë greke, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar, por nuk mund të marrin emigrantët.

Ndërkohë Greqia ka arritur një tjetër marrëveshje me Shqipërinë, për të marrë rreth 15 mijë punëtor për bujqësinë. Tashmë prej disa ditësh kanë filluar edhe aplikimet e para nga fermerët grek.

Konkretisht, kategoritë e përfshira në shtyrjen automatike të afatit të vlefshmërisë janë si në vijim:

1-Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

2-Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

3- Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafët e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.

4- Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator 2020.

5. Vendimi nr. 12889/2020 (Β? 1086) shfuqizohet me botimin e këtij vendimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...