Sekuestrohen rreth 3000 rrënjë kanabis në fshatin Pajovë të Peqinit.
Mësohet se operacioni ka ndodhur ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, ku pas informacioneve në rrugë operative, forca të shumta të policisë kanë nisur kontrollet në këtë zonë.
Skuadra operacionale e Policisë së Shtetit, ka bërë të mundur arrestimin e 2 personave M. Kulla dhe A. Maci, të cilët dyshohet se janë pronarët e lëndës narkotike.
Ndërkohë burime për ABC News kanë njoftuar se janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja kjo është një zonë e re që i është shtuar hartës së zonave ku kultivohet kanabisi.
Në orët në vijim policia e Elbasanit më pas do të ketë dhe një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion./abcnews.al