Kërkesat për azil në BE ulen ndjeshëm, ekspertët: Pushim afatshkurtër. Kriza e koronës do sjellë varfëri e më shumë migracion.

E mërkurë, 13 May 2020 09:39

Azil
Europa mbetet destinacion për azilkërkuesit. Por në krizën e Coronës shifrat e tyre kanë rënë ndjeshëm. Ekspertët mendojnë, se ky është një pushim afatshkurtër. Kriza e koronës do sjellë varfëri e më shumë migracion.

Numri i kërkesave për azil në BE, sipas raportimeve në media ka rënë ndjeshëm në katër muajt e parë të këtij viti. Gazeta “Welt” duke u bazuar në të dhënat e papublikuara deri tani të autoritetit të azilit në BE, EASO, raporton, se në BE, Zvicër e Norvegji kërkesat për azil kanë rënë me 25% nga janari në prill.
Spanja e para, Gjermania e dyta
Sipas të dhënave të EASO, nga janari deri në prill kanë bërë kërkesë për azil 164.718 persona. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin 221.207 vetë. Shumica e kërkesave për azil janë shtruar në Spanjë me rreth 37.471, e kryesisht ato vijnë nga migrantë nga Kolumbia, Venezuela e Hondurasi.

Në vend të dytë të kërkesave për azil renditet Gjermania me 33.714 azilkërkues në këtë periudhë. Shumica e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Pas Gjermanisë renditet Franca me 28.710 azilkërkues në këtë periudhë, Greqia me 21.153 azilkërkues e Italia me rreth 8000 kërkesa. Më pak azilkërkues ka në Estoni, 19 vetë në këtë vit.

EASO pret rritjen e fluksit të azilkërkuesve
Në kuadër të pasojave të pandemisë së Coronës, ekspertët e EASO-s presin në një të ardhme të afërt më shumë refugjatë në Europë. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit për ndalimin e përhapjes së virusit në mars u shtruan gati gjysmë më pak kërkesa se në shkurt, por shpërthimi i COVID-19 në Lindjen e Afërt e në Afrikën Veriore pritet të sjellë më shumë uri, destabilizim të sigurisë dhe në fund grupime të tillë si IS-i mund të forcohen. Kjo në një të ardhme jo të largët mund të çojë në “rritjen e migracionit të lidhur me azilkërkimin”, thonë ekspertët e EASO-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...