Vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e një klienti, ndalohet drejtori i një banke në Tiranë

E mërkurë, 13 May 2020 11:24

Drejtori i një banke të nivelit të dytë në Tiranë është ndaluar nga policia, pasi akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Florant Nako, 35 vjeç, i cili akuzohet se ka vjedhur 30 mijë dollarë nga llogarinë rrjedhëse të një klienti.
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i 35-vjeçari, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Login to post comments