Arsimi nuk do propagandë!

E mërkurë, 13 May 2020 22:24

Nga Qemal Qejku

Në një intervistë në Tv T sot për problematikat e arsimit dhe maturës!
Vendimi për fillimin e kopshteve dhe çerdheve është i gabuar i pa konsultuar nga ekspertët e fushës së mjekësisë, duke rrezikuar shumë për përhapjen e virusit pasi kopshtet janë rreziku potencial. Funksionimi i kopshteve është në një tavolinë të përbashkët dhe është e pamundur mbajtja e distancës apo higjiena e tyre. Përkundrazi, do ketë një panik apo trysni për këta fëmijë, pra do të bëhet një gabim psikologjik tek këta fëmijë, por edhe një rrezik shoqëror duke marrë këtë virus dhe duke ua transmetuar prindërve dhe duke ndikuar si një bombë biologjike tani në fundin e pandemisë. Pra, ky vendim është një propagandë e rrezikshme e ministrisë së arsimit.
Si funksionoi mësimi online dhe sa efektiv ishte?
Për arsye të pandemisë jo vetëm për ne, por për të gjithë botën ishte forma më e mirë e mundshme për të lidhur nxënësit me shkollën dhe me mësimet e tyre.
Një rrugëzgjidhje për të mos humbur vitin shkollor, por fëmijët nuk mësuan gjë.
Por a ia arritëm me këto platforma si Whatsapp dhe Facebook që të mundësojmë plotësimin e programit mësimor? Unë them jo:
1. Ministria e Arsimit duhej që në javët e marsit pas mbylljes së shkollave të bënte një strategji apo program të mësimit online.
2. Interneti ishte baza e funksionimit, do të ishte mirë në lidhjen me telefon fiks dhe Internet
3. A kishin laptop-ë dhe kompjuter në tavolinë nxënësit dhe studentët për këtë lidhje?
4. Nuk kishim platforma të lidhjes online si Google Classroom apo Zoom
5. Nuk kishin lidhje fare me Internet më shumë se 50% e nxënësve dhe 40% e studentëve
6. Interneti në telefon me kosto të lartë me 4 apo 5 orë në ditë kërkon mbushje të telefonit me internet çdo 2 apo 3 ditë
7. Trysni shumë e lartë për mësuesit duke ju thënë duhet postuar çdo ditë mësime e ditare sikur të ishin në klasë
8. Nuk kishte një trajnim apo udhëzim të qartë për mësuesit për përdorimin e platformave të ndryshme
Librat dhe kurrikulat aktuale nuk janë të përshtatshme për këtë lloj mësimdhënieje. RTSH Shkolla ishte një dritare shumë e vogël pasi sot në vendin tonë kemi altertekstin dhe që jo çdo shkollë do të kishte mundësi për ndjekje në television.
Nuk funksionon procedura e testimeve dhe vlerësimeve online, ato ishin fiktive dhe pa asnjë vlerë për vazhdimin e testimeve pasi këto testime janë bërë nga prindër dhe të tjerë që nuk kishte ndonjë vlerëe për lëndën.
Çfarë duhet të ishte bërë më mirë?
Ministria e arsimit duhet të kishte bërë me proçedurë prokurimi të drejtën e përdorimit të platformave online, ku mësues e nxënës të takohen të gjithë bashkë.
Mësimi online duhet të ishte bërë pjesë e planeve buxhetore të qeverisë. Duhet të investonte në zerimin e kostos së internetit anembanë vendit. Kështu, do iu mundësonte këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre një lloj lidhjeje të re me dijet dhe botën. Unë mendoj se mësimdhënia nuk do jetë më e njëjtë pas kësaj përvojë. Duhet që ky vit shkollor të konsiderohet i mbyllur këtu dhe që të vazhdonte mbajtja të përqendruar e nxënësve me këto platforma klasike apo me programet e Televizionit Shqiptar. Duhet të ishte zhvilluar provimi i lirimit me gojë me skype apo me platforma të tjera, mjafton që nxënësit e klasës 9 të kishin mundësi që kalonin në shkollën e mesme pasi të kishin marrë dëftesën e lirimit.
Matura!
Pas shumë fjalëve pafund që qeveria dhe ministria kishte bërë si propaganda e kuptoj vetë që mësimi online nuk funksionoi dhe ndaj mori vendimin më të mirë në këtë kohë për hapjen e shkollës për maturantët pasi ata janë më të dëmtuarit nga kjo situatë pasi kanë 4 provime shtetërore që janë baza për kalimin në universitet.
Por duhet një kujdes i madh pasi shkolla është rreziku potencial për përhapjen e virusit, prandaj duhet një strategji dhe rregullore shumë strikte në kohën që do të jenë në konsultime paraprake apo në provim.
Kemi dhe humbje te madhe për maturën sidomos për ata që do të ndjekin shkencën natyrore si hiqen pjeset e Integralit, Derivatit që janë pjesë e rëndësishme në degën e ekonomikut!
Nuk është faji i maturantëve, prandaj duhet të ndihmojnë maturantët, mësuesit e shkollave të mesme që maturantet të mund të kapin diçka dhe që provimet të mbarojnë brenda qershorit që të kenë hapur rrugën për universitet.
Ministria duhet ose të bëjë të mundur rishikimin e temave nga marsi pasi maturantët nuk i kanë marrë shumë tema me rëndësi të madhe dhe kjo do t’i penalizojë në provime si dhe në universitetet me drejtim shkencor.
Mund të themi që shkollat profesionale janë më të humburit në këtë periudhë pandemie pasi ata nuk kanë dhe një program kur ata janë në shkollë e jo më online, pa llogaritur dhe pjesën e praktikës, mund të themi që disa degë mund të kishin funksionuar online si IT, shërbimi social, kuzhina, etj pasi janë dhe kabinetet në shkollë.
Login to post comments