VOA:Raportit për shembjen e Teatrit i mungojnë elemente thelbësore

Premte, 15 May 2020 15:01

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paditi sot në Prokurorinë e Tiranës vendimin e djeshëm të këshillit bashkiak për të shembur Teatrin Kombëtar.

Ata akuzuan për shpërdorin detyre ndaj 3 inxhinerë të Institutit të Ndërtimit, sepse pa shkuar fare në objekt dhe bazuar në një dokument të vitit 2018, i kanë propozuar Bashkisë së Tiranës shembjen e Teatrit Kombëtar.

Këshilli bashkiak vendosi dje për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi miratoi një akt-ekspertizë të Institutit të Ndërtimit në mars 2018 dhe një raporti në 13 maj të këtij viti.

Por Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paditi inxhinierët se kanë dhënë fakte të rreme në raportin e tyre të hartuar pa dalë nga zyra, duke mos shkuar fare në objekt.

 

Në të dy dokumentet mungojnë elemente thelbësore për procesin e kontrollit.

Ato nuk kanë analiza laboratorike dhe nuk kanë llogaritje mbi konstruksionin qendror të objektit.

Aleanca deklaroi se raporti, që miratoi këshilli bashkiak është një dokument i paligjshëm bazuar në të pavërteta, ndaj i kërkoi prokurorisë të hetojë mbi shkeljet ligjore të inxhinierëve, që shtynë edhe pushtetin vendor në një vendim të paligjshëm.

Teatri Kombëtar u kthye sërish në qendër të vëmendjes këtë javë, pasi qeveria vendosi të kalojë truallin e tij nga ministria e kulturës në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe kjo e fundit vendosi shpejt shembjen e tij.

Drejtuesit e qeverisë dhe të bashkisë deklarojnë se në truallin e Teatrit Kombëtar është projektuar të ngrihet një teatër i ri.

Presidenti i Republikës ka paditur në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të truallit tek bashkia e Tiranës, ndërsa më parë ka paditur edhe ligjin special Fusha, që synonte të njëjtën gjë, shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu po aty./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...