Kryemadhi mbërrin te Teatri Kombëtar, merr dezhurnin e natës

Premte, 15 May 2020 22:23

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka mbërritur këtë mbrëmje te Teatri Kombëtar, ku janë ngujuar një pjesë e artistëve në mbrojtje të godinës, pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e saj.

Kryemadhi shoqërohet nga disa anëtarë të partisë së saj, si sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari, ish-ministri Edmond Panariti dhe disa ish deputetë të tjerë.

 

Në një intervistë për Syri TV ditën e sotme, Kryemadhi u shpreh se do të jetë ajo dezhurn në mbrojtje të godinës.

 
 
 

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar në mbështetje të artistëve ishte edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike.

 
 
Login to post comments