Rreth 26 persona janë shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në Tiranë për shkak të rezistencës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Shembja ka nisur rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit të sotëm.
Midis të shoqëruarve ishte edhe aktori Neritan Liçaj si dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u la e lirë më vonë. Për një pjesë prej tyre pritet të vendoset nëse do të arrestohen apo jo.