Shembja e teatrit, Basha: Pa shporrur Ramën nuk do ketë ligj, demokraci dhe mirëqënie për njerëzit

Diel, 17 May 2020 10:19

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se me shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar për të pastruar paratë e psita të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë.

Sipas tij, pas shporrur Ramën, në vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.

''Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit'', shkruan Basha në Facebook.

 

 

/Ora News.tv/

 

Login to post comments