Aktorja Rozana Radi ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ajo shprehet se kjo është një ngjarje e pabesueshme dhe në këtë mënyrë iu është dhënë lamtumira artistëve që “dhanë shpirtin” brenda Teatrit.
Teksa përmendi mbledhjen e fondeve nga e gjithë bota për restaurimin e Katedrales në Paris, Rozana shtoi se një Shqipëri ata që ngritën këtë tempull.
Ndërsa kishte edhe një mesazh për artistët që firmosën për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.
Reagimi i plotë:
E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit, Kujtum Spajvoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit, Rolan Trebickes, Ferdinand Radit, Agim Qirjaqit, e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda. Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I varate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull.
Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot. Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene. Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurine e spektatorit.