Një person i gjakosur mes protestuesve në mbrojtje të Teatrit. Një burrë në moshë ka marrë një plagë në kokë me sa duket gjatë përleshjes me policinë dhe ka pësuar një çarje në kokë.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” burri që me sa duket ka shkuar me biçikletë, shihet teksa i jepet ndihmë nga qytetarët e tjerë që i hedhin ujë por nuk pranon të shkojë në ambulancë për të marrë mjekim. Pasi lan duart dhe fytyrën largohet me biçikletë.