Ambasada amerikane e nisi ditën duke postuar disa foto nga natyra shqiptare.
Por me qindra komente vërshuan në faqen e tyre në FB, me njerëz të revoltuar nga prishja e Teatrit Kombëtar.
“Jeni një zhgënjim total,” thuhet në një koment.
Por teksa shqiptarët po presin reagimet e ndërkombëtarëve, të cilët po ashtu janë në qendër të kritikave të tyre për situatën, analisti Agron Gjekmarkaj ngre një pyetje për ambasadoren Yuri Kim në një koment për gazetën Panorama.
“Ky është shtet policor! Këtu s’ka me asnjë institucion! Nuk ekziston politika, as parlamentarizmi, ekziston vetëm dhuna! Ata që ende e duan lirinë dhe demokracinë duhet ta mbrojnë atë, duke filluar nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Opozitës deri tek qytetari me i thjeshtë! Liria nuk mbrohet me lutje, por me rezistencë! Një pyetje kam për Yuri Kim: a do të marrë anën e shqiptareve apo te gangsterit që po ju rrëmben çdo gjë?!!” shkruan ai.