Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, anëtar i CDU-së, reagoi për prishjen e teatrit.
Ai i kujtoi kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se janë 15 kushte që duhen plotësuar për të nisur negociatat.
“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot.
Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve, të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.
I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar,” shkruan Gahler.