“E pashë duke qarë vetëm kur vdiq babai ynë”- Shkrimtarja e njohur flet pas shoqërimit të vëllait të saj, Neritan Liçaj: Lotët nuk janë për vete, por për Shqipërinë

Diel, 17 May 2020 14:48

Shkrimtarja e njohur Elvira Dones ka reaguar në një postim në  rrjetet sociale pas shoqërimit në polici të vëllait të saj Neritan Liçaj.

neritan licaj arrestim teatri kombetar

Ajo shkruan se e ka parë aktorin të qajë vetëm njëherë, kur vdiq babai i tyre.

Elvira shprehet se lotët e tij nuk janë për veten por për Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tij

“E di, është ditë e dielë për të gjithë. Por lërmini t’iu tregoj një gjë personale. Për shkak se shkrova për atë vend, ua tregova dhembjet. E doja. Tani shoh këto imazhe dhe vëllain tim në lot duke u larguar me pranga në duar, Po ju përkthej fjalët që i tha policëve: Çfrarë po bëni, kam 28 vitet të jetës sime aty brenda.”

E kam parë vëllanë tim të dashur duke qarë vetëm një herë: kur babai ynë vdiq.

Ai është një njeri i pastër, vëllai im, i sinqertë. Dy orë para arrestimit fola në telefon, ai ishte shumë i lodhur dhe i qetë. Tani shoh këto lot. Më në fund e liruan dhe unë qaj me të. E njoh mirë, nuk qan për veten e tij. Ai qan për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ata janë lotët e një njeriu të dashur,”- shkroi shkrimtarja.

licaja-600x292

Neritan Liçaj ishte një nga zërat më të fortë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në më shumë se dy vite. Pas shoqerimit ai lirua pas disa orësh nga komisariati numër 4.

Mes lotësh dhe i pezmatuar, Liçaj është ulur këmbëkryq në protestën.

“Nuk jam mirë. Jo sot”!- Këto ishin pak nga fjalët që Liçaj u tha gazetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...