76% e familjeve në Shqipëri raportojnë se nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19

Hënë, 18 May 2020 08:09

Pasiguria ekonomike e familjeve po ndikon mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri. Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka ndikuar në sigurimin e ushqimit në familje dhe në rritjen e papunësisë.

76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19.

68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre. Ndërkohë përqindja e familjeve që raportojnë papunësi për shkak të kësaj situate është rritur me 10%.

Këto janë disa ndër gjetjet kryesore të raportit të vlerësimit të situatës të ndërmarrë nga World Vision Albania për 1199 familje në 15 bashki të vendit. Mbledhja e të dhënave është realizuar në harkun kohor 28 prill – 8 maj 2020 dhe kohëzgjatja mesatare e çdo interviste telefonike ishte 44 minuta.

Në fokusin e këtij vlerësimi kanë qenë disa aspekte të rëndësishme që kanë prekur familjet në Shqipëri si: burimet e të ardhurave para dhe gjatë pandemisë COVID-19; mundësitë e familjeve për plotësimin e nevojave bazë; shëndeti mendor dhe dhuna në familje; edukimi i fëmijëve; njohuritë e familjeve për parandalimin e infektimit dhe përhapjes nga koronavirusi i ri.

Krahas ndikimit negativ në burimet e të ardhura, raporti tregon se qëndrimi i detyruar në shtëpi ka ndikuar edhe në shëndetin tonë mendor, dhunës në familje dhe edukimit.

35% e të intervistuarve raportojnë nivele shumë të larta ankthi dhe stresi. 49% e tyre raportojnë se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të grindjeve të të rriturve në shtëpi dhe 17% pohojnë se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të dhunës fizike në familje.
Në kushtet e krijuara prej Covid 19, nevoja e kërkon që veçanërisht gjatë kësaj periudhe, të mirëfunksionojnë mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, ndërkohë të ofrohet mbështetje psiko-sociale si dhe shërbimi i specializuar të arrijë në familje.

Në një kohë ku globalisht dixhitalizimi është mënyra e vetme për të ndërtuar ura komunikimi, ka akoma femijë në mesin tonë që kanë nevojë për infrastrukturë teknologjike për të ndjekur mësimin online. Sipas gjetjeve paraprake të raportit, 5 në 10 fëmijë me aftësi të kufizuar nuk kanë mundur të bëhen pjesë e orëve orëve mësimore nga shtëpia.

Gjendur në këto kushte, familjet shqiptare kanë nevojë për mundësi të qëndrueshme ekonomike per t’u rimëkëmbur sa më shpejt./monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...