Shembja e Teatrit Kombëtar që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, solli më pas dhunë barbare nga Policia ndaj qytetarëve dhe shoqërime masive në Polici.perplasja-protesta-Teatri-dhuna-policia-konfikti-goditjet (14)
Situata është tensionuar pas orës 4:30 të mëngjesit, ndërsa qindra efektivë Policie kishin rrethuar godinën e Teatrit që po shembej.pjimage (2)
Disa policë ishin të maskuar, disa pa numër identifikimi. Dhuna që ushtronin këta punonjës ishte e paprecedent ndaj qytetarëve, që kishin dalë qysh në momentin e parë kur kishin dëgjuar se Teatri po shembej.alfred lela teatri kombetar
Rreth 1000 punonjës Policie kishin dalë në terren me urdhër që të mos lejonin asnjë nga qytetarët të kalonte perimetrin e sigurisë, por ky vendim është kundërshtuar nga qytetarët e shumtë dhe aq më fort nga artistët, të cilët prej muajsh luftuan që ajo godinë ku ata kishin “jetuar”, të mos shembej.
Çdo mund i tyre ishte i kotë. Kush tentoi kalimin e atij perimetri të vendosur nga Policia, u dhunua barbarisht nga vetë këta të fundit. Por ajo që binte në sy në vendin e ngjarjes, ishte se punonjësi që dhunonte ishte i maskuar në mënyrë që mos të identifikohej, por edhe i papajisur me numrin e tij të identifikimit që e mban të ngjitur në uniformë.