“Zëri Amerikës”: Teatri u prish pabesisht dhe kishte dhunë nga policia

Hënë, 18 May 2020 17:17

Nga “Zëri Amerikës”-

Komisioni Europian reagoi sot lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe tensionet që e pasuan, duke deklaruar se “ne i kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren dhe në veçanti vërejmë se u përdor forca. Kjo e fundit duhet gjithmonë të mbetet proporciale, në përputhje me rrethanat dhe ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje”, u shpreh zëdhënësja Ana Pisonero. Ashtu siç deklaroi dje Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë, edhe sot Komisioni europian theksoi se kishte kërkuar “dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm” dhe se “ndjehej i keqardhur që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”.
Për shembjen e Teatrit gjatë ditës së djeshme pati disa përfaqësues ndërkombëtarë të cilët kritikuan ndërhyrjen e autoriteteve. Këtyre zërave kritikë, iu bashkua sot dhe ish presidenti i Komisionit europian Donald Tusk, i cili drejton aktualisht Partitë Popullore Europiane (PPE), grupimin më të madh të qendrës së djathtë, ku bën pjesë dhe Partia Demokratike. “Dënoj prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë të dielën, e cila shkon kundër vlerave evropiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent”, shkroi zoti Tusk, në një postim në Facebook, shoqëruar dhe me foton e shembjes së Teatrit. “Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm. Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, nënvizon zoti Tusk, duke shprehur “mbështetjen time për partinë tonë anëtare, PD, në luftën demokratike për një Shqipëri më të mirë”.
Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbrojti sot sërish vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, për ndërtimin aty të një godine të re dhe moderne siç u shpreh ai, duke theksuar se “dhe 100 herë të tjera po të më kërkohej, do të merrja këtë vendim”.
Zoti Veliaj bëri një prezantim të projektit për Teatrin e Ri, duke këmbëngulur se sipas tij, nuk kishte asnjë mundësi për rikonstrutimin e godinës që u shemb dje. “Edhe nëse do rindërtohej do të duhej të hidhej poshtë e gjithë ndërtesa, pa mundur të ruhej asnjë element i të shkuarës”, tha ai.
Shembja e Teatrit u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa qindra forca policie, rrethuan zonën dhe larguan me forcë personat që gjendeshin brenda në godinë.
Zoti Veliaj tha se për shembjen u zgjodh ai moment për të shmangur konfliktin me ata e kundërshtonin prishjen të cilët siç u shpreh ai përfaqësojnë një pakicë të vogël të artistëve të Teatrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...