Regjisori i njohur Edmond Budina kërkoi largimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Budina tha se protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e qeverisë.
Robert Budina: Shqipëria nuk e ul kokën nuk e duron dot çfarë do lloj diktature. Ne jemi këtu për të siguruar që në Shqipëri nuk vendoset më kurrë diktaturë. E kuptoni se si punojnë me simbolikat për të na ulur kokën. Ne kemi 2 vjet e 7 muaj për të mbrojtur Teatrin dhe Kulturën tonë.
Ata deshën t’i bënin varrin Teatrit Kombëtar, ata po bëjnë varrin e tyre politike. Varri i tyre politik do të jetë këtu. Një nga personalitetet më të mëdha të arkitekturës italiane ështç shprehur që shembja e Teatrit Kombëtar është një gjest i poshtër, arrogant i bërë nga njerëz të paskrupullt, nga një grup mafioz. Ata nuk mund ta shembin kulturën.
Unë dua të thekson diçka; këtu me ne janë të gjithë qytetarët që e duan Shqipërinë dhe kulturën e tyre. Ata duan të na përçajnë. Çdo politikan qofshin edhe socialistë që duan vendin e tyre janë të mirëpritur.
Ne duhet të bëjmë mosbindje civile kudo, të gjithë bashkë, kudo që jemi. Është histori shpirtrash njerëzor. I keni parë ato pishat në oborrin e teatrit kombëtar. Nuk i kanë shembur, por do t’i presin. Ato duhet të shpallen monument kulture. Atje janë shpirtrat e aktorëve të mëdhenj shqiptarë. U bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen në këto kauza njerëzore. Ne duam shpirt, jo kriminelë, jo banditë. Ne e duam njëri-tjetrin. Duhet të jemi gjithmonë të bashkuar.
Presidenti duhet të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit. Ne jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund me rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Kërkojmë largimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë. Krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. Ata duhet të ikin. Me ndihmën e Evropës dhe qytetarëve të Shqipërisë do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar.