Alizoti: Rama skuth i vogël me trup të gjatë, tashmë Evropa e njeh shumë më mirë pas prishjes së TK-së

Tuesday, 19 May 2020 18:23

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, diplomati Tomor Alizoti e ka cilësuar shembjen e Teatrit nga dyshja Rama-Veliaj, si një akt burracak, të skuthave.

Duke iu referuar shkrimit të ‘Der Standard’, Alizoti tha se tashmë edhe Evropa e njeh më mirë Ramën

 

‘Kjo lloj figure përpiqet që të ishte përpara syve të Evropës si një person trendy, fakti që bëri një gjë të tillë, ky vuri dorën në një objekt arti, e ka ulur në një burracak.

 
 
 

Më në fund doli që ky është një bolshevik i vogël, në rrjedhën e partisë së tij që hodhi në erë varrin e nënës Mbretëreshë.

 
 

Ky lajm ka shokuar edhe austriakët që deri dje edhe nuk i besonin shumë opozitës.

Dhe prandaj ata janë tronditur dhe e kanë quajtur një akt burracak.

Ky është një skuth i vogël më trup të gjatë, që futi kokën si struci në rërë, një njeri me shpirt të vogël.

Unë mendoj që ky ka shokuar njerëzit e vetë fillimisht, socialdemokratët në Evropë.

Një piktor që guxon, që vishet me atlete. por këto i kishte çështje të inferioritetit. Por këta janë gjeste të njeriut të pangpuar që duan të bien në sy

Tani ky personazhi me ngjyra u bë i rrezikshëm.

Ku u ktheu në një demon të vogël që shembi dhe rrahu artistët….

Një kryeministër që ka prishur një teatër, që ka tre faza, që ka kohën e fashizmin, komunizmin dhe demokracisë dhe që ky e rrënoi’

Alizoti është shfryrë edhe ndaj Veliaj si pjesëmarrës në krimin për shembjen e Teatrit.

‘Njeri si Erion Veliaj, neveri të tillë unë nuk kam parë. Ky njeri është pa karakter. Shqiptarët duhet të pyesin veten ose ka problem ai ose ka problem ky popull…’

Login to post comments