Negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Oliver Varhelyi: Raporti vjetor do dalë në vjeshtë, të vijohet me reformat

Tuesday, 19 May 2020 20:12

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka reaguar në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.


Varhelyi shprehet se raporti vjetor do të dalë në vjeshtë, ndërsa shton se mund të vijohet normalisht me reformat e mëtejshme.

“Unë kam konfirmuar sot se kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor, ndërsa raporti vjetor pritet që të prezantohet në vjeshtë.

Kështu që reformat e mëtejshme mund të vazhdojnë dhe parashikimet janë të mira, duke iu përmbajtur rregullave të Covid-19. Momenti i zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdon”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit.

Login to post comments