Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar reagimet e BE lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Vasili shprehet se Komisionerët e BE kanë dënuar aktin e qeverisë “Rama” dhe kanë folur hapur kundër dhunës dhe shembjes së trashëgimisë kulturore.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Faleminderit Oliver Varhelyi!
Tashme çdo gjë është e qartë.
Z.Varhelyi, Komisioner i Zgjerimit ne BE, prerë thote se: “I thashë Ramës në telefon se duhej ta kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla”. Kjo pergjigje e Varhelyi erdhi pas pyetjes se titullarit te grupit të PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler:
“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga kryeministri Edi Rama, a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t’ju bashkuar Europës?” Pra Rama e shkel dhe përdhos per interesat e tij mafioze Integrimin Europian te Shqiperise.
Monitorimi Europian i nxjerr te palarat kriminale ndaj Rama kerkon me cdo kusht ta sabotoje dhe ta asgjesoje hapjen e negociatave me BE dhe afrimin e Shqiperise me Europen. ështe e qarte se Rama nuk i leshon pa lufte teritoret e interesave te droges,te krimit dhe te mafies me te cilat ai eshte bere njesh me to.
Rama eshte i gatshem ti hape lufte te gjithe Europes dhe as personalitetet me te larta europiane nuk mund ta kthejne dot nga rruga kriminale ku ka hyre. Edi Rama eshte ndare perfundimisht sot nga cdo vlere europiane dhe po e con Shqiperine drejt gremines me ndergjegje te plote.
Ai ka qene dhe mbetet armiku me i madh i integrimit europian te Shqiperise. Kushdo qe vazhdon te mbeshtese Edi Ramen ne shqip dhe anglisht nuk eshte asgje me shume se sa nje armik i shqiptareve dhe pjese e projektit antikombetar,antieuropian dhe mafioz te Edi Rames.
Gjithsesi faleminderit Oliver Varhelyi. Fakti qe Europa refuzon qarte antivlerat dhe veprimet shkaterrimtare dhe antishtet te Edi Rames eshte nje lajm i mire. Por shqiptaret vete me rezistencen e tyre te paepur do ta zbojne kete armik te eger te tyre dhe mik te madh te mafias dhe te izolimit te shqiptareve.
Edhe Refuzimi tjetër flagrant nga Rama i Komisioneres Per Kulturen Mariya Gabriel qe kerkonte: “Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore”.
Me Ramen 15 kushtet per hapjen e negociatave nuk do te realizohen kurre thjesht do ti jepet kohe mafies rilindase te grabise, shkaterroje e çmontoje pasurine dhe interesat publike e kombetare te Shqiperise.
Faleminderit Varhelyi,
por ecja e Integrimit Europian te Shqipërisë me Edi Ramen ka ZERO mundesi qe te ndodhe, pasi Mafien e Edi Rames s’ka Europe qe ta pranoje.