Shembja e Teatrit/ Ish-ambasadori italian në Tiranë: Vendim skandaloz. Jemi të shqetësuar thellësisht për metodat traumatike

Tuesday, 19 May 2020 21:59

Ish-ambasadori italian ne Shqipëri Mario Bova, duke reaguar mbi prishjen e Teatrit Kombëtar, tha se e kishte pritur me hidhërim lajmin e shkatërrimit skandaloz të ndërtesës.

Si drejtues i shoqatës, “Occhio Blu”, deklarata thekson se “jemi gjithashtu të shqetësuar thellësisht për metodat traumatike të përdorura për zgjidhjen e këtij problemi”.

Deklarata e plotë:

Me shumë hidhërim dhe tmerr Shoqata “Occhio Blu” (Syrit të Kaltër) mori lajmin e prishjes skandaloze të Teatrit Kombëtar të Tiranës, të ndërtuar nga arkitekti racionalist Giulio Bertè, tempulli i kulturës dhe artit të një vendi që ne e duam, komponent emblematik i një trashëgimie kulturore që u përket qytetarëve shqiptarë dhe Evropës.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar thellësisht për metodat traumatike të përdorura për zgjidhjen e këtij problemi për të cilin kishim shpresuar se mund të zgjidhej me mjetet e një dialogu të frymëzuar nga vlerat më të larta të kulturës.

Së fundmi, Shoqata “Syri i Kaltër – Anna Cenerini Bova” shpreson që kjo përvojë e trishtuar do të bëjë të reflektohet thellësisht mbi të drejtën e patjetërsueshme të popujve për mbrojtjen e trashëgimisë së tyre kulturore dhe për detyrën e çdo qeverie për të mbrojtur arsyet e kulturës në çdo pjesë të botës.

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Occhio Blu (Syrit të Kaltër) – “Anna Cenerini Bova”.

Login to post comments